Trajnim për Video Animation

Certifikim & Praktikë

Përshkrimi

Trajnimi për Video Animation është mundësi e artë për të marrë një profesion të ri tejet të kërkuar dhe shumë të paguar, por në të njëjtën kohë edhe kreativ dhe atraktiv. Animatorët janë ndër dizajnerët më të kërkuar dhe më të nevojshëm në tregun aktual të punës. Përvetësimi i kësaj fushe do të thotë të mos mbeteni pa punë kurrë dhe të punoni nga cilido vend që ndodheni e për klientë kudo në botë.

ÇFARË PËRFSHINË TRAJNIMI PËR VIDEO ANIMATION?

Motion Graphics

Në trajnimin për Video Animation, grafikat e lëvizjes janë pjesë të animacionit ose pamjeve digjitale, që krijojnë iluzionin e lëvizjes ose rrotullimit dhe zakonisht kombinohen me audio për t'u përdorur në projekte multimediale. Në këtë modul do të bëni futjen në lëvizje të elementeve të dizajnit, duke përfshirë elementet 2D dhe 3D, krijimin e video commercials, si dhe animimin e karaktereve të ndryshme të ilustruara.

Social Media Content

Të gjitha rrjetet sociale në ditët e sotme, shumë më tepër rëndësi dhe hapësirë u kushtojnë pamjeve lëvizëse sesa atyre statike, andaj edhe animacionet janë gjithmonë një punë atraktive për t’u publikuar në rrjete sociale, prandaj edhe të gjitha llojet e bizneseve i kanë gjithmonë pikë reference për të pasur paraqitje serioze, interesante dhe profesionale në rrjete sociale. Me përfundimin e këtij moduli do të jeni në gjendje të krijoni tituj, tekste, lower third, call out, template për rrjete sociale dhe çdo lloj tjetër animacioni që kryhet për rrjete sociale.

Visual Effects

Efektet vizuale, të njohura gjithashtu si efektet VFX, krijojnë ose manipulojnë imazhe jashtë kontekstit të një xhirimi dhe përdoren sidomos gjatë realizimit të filmave ose video-reklamave. Në këtë modul do të mësohet montimi i videove te ndryshme dhe aplikimi i efekteve speciale, të cilat bëhen nga zero.

Projekti final

Në përfundim të trajnimit, secili student do të krijojë një projekt personal final, që do të ketë në përbërje të gjitha njohuritë e fituara përgjatë moduleve të kaluara në trajnim, dhe kështu do të krijojë një punë unike, përmes të cilës do të pasurojë portfolion dhe do të afrohet lehtësisht me tregun e punës, qoftë brenda vendit apo edhe në atë ndërkombëtar.

Çfarë përfitoni nga trajnimi për Video Animation?

Sistemi ynë i mësimit ofron dy nivele të përgatitjes: 1. Niveli bazik-mesatar, ku pjesëmarrësit marrin njohuri solide, të cilat i bëjnë gati për treg të punës. Kohëzgjatja: 1 muaj. 2. Niveli mesatar- i avancuar, ku pjesëmarrësit marrin njohuri të forta, të cilat u japin përparësi në tregun e punës. Kohëzgjatja: 1 muaj. Nga të dy nivelet do të dilni aplikues të pavarur të njohurive që do t’i merrni.

+200

Studentë të trajnuar

80%

Shkalla e punësimit

3

Shtete