TRAJNIM PËR PYTHON

Certifikim & Praktikë

Përshkrimi

Python është gjuha e parë programuese që zgjedhin programmerët për të filluar karrierën e tyre, për shkak të thjeshtësisë së sintaksës, dokumentimin e gjerë online të librarive të shumta që mund të përdoren. Në këtë trajnim, synimi ynë është të krijojmë njohuri bazike në Python, zbatueshmërinë e Python dhe se si të ndërtohen programe të thjeshta që mund t’i aplikojmë në të ardhmen nëpër kompani të programimit. Në fund të trajnimit do të jeni plotësisht të gatshëm të punoni në çdo fushë të Python, duke iu përshtatur plotësisht kërkesave të biznesit ku punoni dhe klientëve tuaj, apo edhe të vetëpunësoheni si freelancer.

ÇFARË PËRFSHINË TRAJNIMI PËR PYTHON?

Tipet e të Dhënave

Tipet e të dhënave janë koncepte esenciale bazike të gjuhës programuese Python. Në Python çdo vlere e ka një tip. Klasifikimi dhe procesi i ndarjes së variableve nëpër kategoritë e të dhënave njihet si data types.

Funksionet e stringjeve

Stringjet janë data types më të përhapura në Python. Enkapsulimi i çfarëdo të dhëne në thonjëza e bën atë një string. Python ka një rang të gjerë të funksioneve të gatshme që mund t’i përdorim. Në këtë modul do të trajtohen disa nga funksionet më të përhapura dhe do të mësohen qëllimet e tyre.

OOP- Object Oriented Programming

Object oriented programming është metodë e strukturimit të të dhënave sipas karakteristikave të njëjta. Në këtë modul do të mësohet për konceptet bazë të OOP, se si të krijohet një program OOP, klasat dhe trashëgiminë.

Dekorimet file I/O

Me këtë modul përmbyllet qëllimi i këtij trajnimi dhe synimi është që në fund të këtij moduli secili të jetë në gjendje të krijojë një program në Python, duke i përdorur ato që kemi mësuar.

Flask

Flask është shumë Pythonic. Është e lehtë të fillosh me Flask, sepse nuk ka një kurbë të madhe mësimi. Flask është një nga kornizat më të njohura të uebit, që do të thotë se është i përditësuar dhe modern. Mund ta zgjeroni lehtësisht funksionalitetin dhe mund ta rritni atë për aplikacione komplekse

Create Virtual Environment (Krijimi i ambientit virtual)

Ambienti virtual i zhvillimit na e mundëson instalimin e të gjitha librarive që kemi përdorur në aplikacionin tonë.

Paraqitja e shablloneve-templates

Një shabllon i vetëm është vetëm një skedar. Çdo shabllon përmban kodin HTML, kjo është gjuha standarde për ueb. variabël shabllon flask Le të krijojmë skedarin index.html.

Të tjera

Tutorial Flask: Rrugët(Route), Flaskoni metodat HTTP, trajtoni kërkesat GET & POST, Metodat HTTP në flaske, Flask Instanca, Ngarkimi i një skedari me Python Flask, Ridrejtimi i flask dhe gabimet, Flask extensions (Zgjatja e flask), Dërgoni një e-mail me Python Flask, Baza e të dhënave Flask SQLite, Përdorimi i Flask SQLAlchemy (me shembuj), Krijimi i nje projekti real.

Çfarë përfitoni nga trajnimi për Python?

Sistemi ynë i mësimit ofron dy nivele të përgatitjes: 1. Niveli bazik-mesatar, ku pjesëmarrësit marrin njohuri solide, të cilat i bëjnë gati për treg të punës. Kohëzgjatja: 1 muaj. 2. Niveli mesatar- i avancuar, ku pjesëmarrësit marrin njohuri të forta, të cilat u japin përparësi në tregun e punës. Kohëzgjatja: 1 muaj. Nga të dy nivelet do të dilni aplikues të pavarur të njohurive që do t’i merrni.

+500

Studentë të trajnuar

80%

Shkalla e punësimit

3

Shtete

Trajnimet

Apliko tani