TRAJNIM PËR JAVA

Certifikim & Praktikë

Përshkrimi

Trajnimi për Java është gjithçka që ju duhet, pasi është një nga gjuhët më të njohura të programimit, meqë mund të përdoret për të dizajnuar aplikacione të personalizuara, që janë të lehta dhe të shpejta, si dhe që shërbejnë për qëllime të ndryshme. Njohuritë mbi Java do të ju japin aftësi shumë të forta konkurruese në tregun e punës. Në fund të trajnimit do të jeni plotësisht të gatshëm të punoni në fushën e programimit me JAVA, duke iu përshtatur plotësisht kërkesave të biznesit ku punoni dhe klientëve tuaj, apo edhe të vetëpunësoheni si freelancer.

ÇFARË PËRFSHINË TRAJNIMI PËR JAVA?

IDE dhe Java Setup

Në këtë modul do të mësoni instalimin e mjeteve që na duhen për të punuar gjatë trajnimit dhe një hyrje në IDE IntelliJ, e rekomandueshme.

Sintaksa bazike

Në këtë modul do të njiheni me sintaksën bazike të Java, siç janë: identifikatorër, modifikuesit, komentet, code blocks, statements, metodat, variablat, operatorët, paketat dhe tipet e të dhënave.

Instruksionet e rrjedhës së kontrollit

Do të njihni disa instruksione të rrjedhës së kontrollit, siç janë: switch, if, if…else, for, while dhe do…while, break dhe continue.

Databases - JDBC

Do të fitoni njohuritë bazike për databazën, instalimi i MySQL, krijimi i quey dhe lidhja e app Java me databazën.

Java Generics

Në këtë modul do njihemi me generics, që janë përdorur për të zgjeruar sistemin e tipeve në Java, që mundëson një tip që të veprojë në objekte të tipeve të ndryshme përderisa ka siguri në compile- time type check.

Java Collections

Në këtë modul do njiheni me collections në Java: List, Queue, Set. Do tëmësohet po ashtu edhe për Map, si një strukturë shumë e përdorur në Java.

Bazikë në I/O

Ky modul do t’ju ndihmojë të mësoni se si mund të procesoni input dhe të gjeneroni output në app Java, të shkruani në një file, të lexoni input nga file duke përdorur I/O API.

Lambda dhe Java Stream API

Ky modul do t’ju ndihmojë të njihni lambdas dhe streams. Këto e kanë bërë Java 8 si një ndër versionet më të rëndësishme.

Concurrency

Në këtë modul do të njiheni me konceptet e multitasking, si threads, multiple threads, sinkronizimin, deadlocks. Këto janë koncepte që ndihmojnë në krijimin e app që kanë performancë të lartë.

Regular Expressions

Në këtë modul do njiheni me regular expressions, që janë varg i karaktereve që formojnë një model(pattern) kërkimi. Kur kërkoni për të dhëna në një tekst, mund të përdorni këtë search pattern për të përshkruar se çfarë po kërkoni. Do të përdoren klasa të paketës java. util. regex.

Çfarë përfitoni nga trajnimi për JAVA

Sistemi ynë i mësimit ofron dy nivele të përgatitjes: 1. Niveli bazik-mesatar, ku pjesëmarrësit marrin njohuri solide, të cilat i bëjnë gati për treg të punës. Kohëzgjatja: 1 muaj. 2. Niveli mesatar- i avancuar, ku pjesëmarrësit marrin njohuri të forta, të cilat u japin përparësi në tregun e punës. Kohëzgjatja: 1 muaj. Nga të dy nivelet do të dilni aplikues të pavarur të njohurive që do t’i merrni.

+400

Studentë të trajnuar

70%

Shkalla e punësimit

3

Shtete

Trajnimet

Apliko tani