Trajnim për Dizajn Grafik

Certifikim & Praktikë

Përshkrimi

Aftësitë në dizajn grafik janë momentalisht më të nevojshmet në tregun e punës, prandaj trajnimi për Dizajn Grafik do t’ju ndihmojë të bëheni njohës të mirë të kësaj fushe dhe do të ua mundësojë ta gjeni veten fare lehtë në tregun e punës. Njohuritë e kësaj fushe do të jenë një vlerë e shtuar për karrierën tuaj, e njëkohësisht edhe për bizneset në të cilat do të punoni, meqë, në ditët e sotme, prania e një dizajneri grafik apo kompanie të dizajnit grafik, është më shumë se esenciale.

ÇFARË PËRFSHINË TRAJNIMI PËR DIZAJN GRAFIK?

Adobe Photoshop

Gjatë trajnimit për Dizajn Grafik do të merrni njohuri mbi përdorimin e veglave dhe teknikave të programit Photoshop, si një program që mundëson editimin profesional të fotografive dhe që përdoret kudo në botë, e po ashtu edhe kombinimin e veglave për të gjeneruar dizajne profesionale dhe unike.

Adobe Ilustrator

Do të ju aftësojë mbi përdorimin e programit Adobe Illustrator, i cili është aplikacion softuerik për krijimin e vizatimeve, ilustrimeve dhe punëve të ndryshme artistike. Përpos kësaj, do të mësohet edhe ndërlidhja dhe kombinimi i tij për dizajnim me Adobe Photoshop.

Social Media Design

Krjimi i dizajneve për rrjete sociale është një nivel tjetër dhe tejet i rëndësishëm që do të mësohet gjatë trajnimit. Me këtë rast, do të fitoni aftësi se si të hulumtoni, të rrisni kreativitetin, të kryeni punë për të gjitha industritë dhe t’i përshtatni dizajnet sipas kërkesave dhe nevojave të klientëve.

Branding

Do të ju ndihmojë të përvetësoni shkathtësi për të mësuar mbi aspekte të ndryshme të krijimit të brendit ose markës, nga dizajnimi i logos, deri tek reklamimi, shkrimet dhe parullat, në ato formë që secili brend të jetë i veçantë dhe i fuqishëm.

Adobe XD

Adobe XD është një mjet projektimi vektorial për aplikacionet në ueb dhe celular, i zhvilluar dhe publikuar nga Adobe Inc. Adobe XD mundëson kornizimin e faqeve të internetit dhe krijimin e prototipave të klikimit.

Çfarë përfitoni nga trajnimi për Dizajn Grafik?

Nëse jeni në kërkim të një profesioni kreativ dhe dinamik, trajnimi për Dizajn Grafik është profesioni më i përshtatshëm për ju, e që në të njëjtën kohë do të plotësojë edhe boshllëkun tuaj profesional. Pas përfundimit të këtij trajnimi, ju do të jeni të aftë dhe të gatshëm të punoni si dizajner grafik profesionist për çdo lloj kompanie, të hapni studion tuaj të dizajnit grafik, ose edhe të punoni me klientët tuaj, në tregun vendor dhe ndërkombëtar të punës.
Sistemi ynë i mësimit ofron dy nivele të përgatitjes: 1. Niveli bazik-mesatar, ku pjesëmarrësit marrin njohuri solide, të cilat i bëjnë gati për treg të punës. Kohëzgjatja: 1 muaj. 2. Niveli mesatar- i avancuar, ku pjesëmarrësit marrin njohuri të forta, të cilat u japin përparësi në tregun e punës. Kohëzgjatja: 1 muaj. Nga të dy nivelet do të dilni aplikues të pavarur të njohurive që do t’i merrni.

+600

Studentë të trajnuar

89%

Shkalla e punësimit

3

Shtete

Trajnimet

Apliko tani