TRAJNIM PËR DIGITAL MARKETING

Certifikim & Praktikë

Përshkrimi

Digital Marketing është një nga profesionet me rritjen më të shpejtë në botë momentalisht, kështu që trajnimi për marketing digjital dhe certifikimi përmes nesh, do të rrisë vlerën tuaj profesionale dhe do t’ju përgatisë për një karrierë të suksesshme në digital marketing, në tregun vendor dhe ndërkombëtar të punës. Në fund të trajnimit, do të jeni plotësisht të gatshëm për të punuar në çdo fushë të marketingut digjital, duke iu përshtatur plotësisht kërkesave të biznesit ku punoni dhe klientëve tuaj, apo edhe për të punuar në mënyrë krejtësisht të pavarur, duke inicuar hapjen e kompanisë suaj të marketingut digjital.

ÇFARË PËRFSHINË TRAJNIMI PËR DIGITAL MARKETING?

Social Media Marketing

Trajnimi për Digital Marketing ka pikë kyçe përvetësimin e njohurive për marketingun në rrjete sociale. Menaxhimi i rrjeteve sociale është përdorimi i platformave të rrjeteve sociale për t’u lidhur me audiencat, për të ndërtuar një markë, për të rritur shitjet dhe për të rritur trafikun në internet. Kjo përfshinë postimin e përmbajtjes së shkëlqyeshme në profilet në rrjete sociale, lidhjen me ndjekësit, analizimin e rezultateve dhe drejtimin e reklamave në rrjete sociale.

Search Engine Optimization (SEO)

SEO (Rangimi në motorët e kërkimit) përfshin bërjen e ndryshimeve të caktuara në dizajnin dhe përmbajtjen e faqes në internet, për ta bërë atë më tërheqëse për një motor kërkimi. Pas këtij procesi, motori i kërkimit do të shfaqë faqen tuaj si rezultat kryesor dhe të parë në faqen e rezultateve të motorit të kërkimit.

Google Ads

Google Ads është një formë e marketingut digjital, kur një reklamë e klientit shfaqet kur ata kërkojnë terma në lidhje me produktin ose shërbimin përkatës, ose në një faqe në internet me përmbajtje në lidhje me biznesin.

Email Marketing

Email Marketing është strategji shumë efektive e marketingut digjital e dërgimit të mesazheve përmes email-it, për promovimin e produkteve ose shërbimeve, si dhe është një mundësi për të realizuar interaktivitet me klientët e mundshëm.

Canva

Canva është platformë për krijimin e dizajneve përmes templates apo edhe nga fillimi bazuar në kreativitetin tuaj, për postime në rrjete të ndryshme sociale, prezantime, postera, dokumente dhe përmbajtje të tjera vizuale.

Çfarë përfitoni nga trajnimi për Digital Marketing?

Trajnimi për Digital Marketing është mundësi e artë për ngritje në karrierë dhe për të bërë veten mjaftueshëm profesionist/e për të marrë vëmendjen e bizneseve që janë në kërkim të ekspertëve të kësaj fushe, që do të ju ndihmojnë në rritje dhe zhvillim të mëtutjeshëm të imazhit dhe të hyrave financiare. Nëse jeni në kërkim të një profesioni të ri dhe atraktiv, atëherë përmes këtij trajnimi do të ia krijoni vetes një mundësi të dytë për të punuar një punë të cilën do ta adhuroni çdo ditë e më shumë.
Sistemi ynë i mësimit ofron dy nivele të përgatitjes: 1. Niveli bazik-mesatar, ku pjesëmarrësit marrin njohuri solide, të cilat i bëjnë gati për treg të punës. Kohëzgjatja: 1 muaj. 2. Niveli mesatar- i avancuar, ku pjesëmarrësit marrin njohuri të forta, të cilat u japin përparësi në tregun e punës. Kohëzgjatja: 1 muaj. Nga të dy nivelet do të dilni aplikues të pavarur të njohurive që do t’i merrni.

+700

Studentë të trajnuar

85%

Shkalla e punësimit

3

Shtete

Trajnimet

Apliko tani