TRAJNIM PËR FULL STACK DEVELOPMENT

Certifikim & Praktikë

Përshkrimi

Trajnimi për Full Stack Development është një ndër trajnimet më të kërkuara pasi që kërkesa për profesionistë të kësaj fushe po shkon duke u rritur në nivel global. Përvetësimi i kësaj fushe do të thotë të mos mbeteni pa punë kurrë dhe të punoni nga cilido vend që ndodheni e për klientë kudo në botë. Në fund të trajnimit do të jeni plotësisht të gatshëm të punoni në fushën e programimit, duke iu përshtatur plotësisht kërkesave të biznesit ku punoni dhe klientëve tuaj, apo edhe të vetëpunësoheni si freelancer.

ÇFARË PËRFSHINË TRAJNIMI PËR FULL STACK DEVELOPMENT?

Mjetet e zhvillimit të web-it

Mjetet e zhvillimit të web-it lejojnë zhvilluesit për të provuar dhe korrigjuar kodin e tyre. Këto mjete vijnë si shtesa në shfletues. Në ditët e sotme, më të popullarizuarit nga shfletuesit të web-it janë: Google Chrome, Firefox, Opera, Internet Explorer dhe Safari, ku këto kanë ndërtuar mjete për të ndihmuar zhvilluesit e web-it. Mjetet e zhvillimit të web-it u lejojnë zhvilluesve për të punuar me një shumëllojshmëri të teknologjive të internetit, duke përfshirë HTML, CSS, DOM, JavaScript.

HTML

Gjuha HTML (HyperText Markup Language) është gjuhë e cila përdoret për krijimin e dokumenteve për tregim në shfletues të uebit. Shfletuesi i uebit është program, i cili mundëson që dokumenti të hapet nga përdoruesi, pa marrë parasysh se cili sistem drejtues përdoret apo lloji i ekranit ku tregohet ai.. Për krijimin e një faqeje të web-it përdoren etiketat e gjuhës HTML. Këto etiketa e udhëzojnë shfletuesin se si të tregohen elementet në ekran në dokumentin e shkarkuar nga serveri i uebit.

CSS

Me gjuhën e krijimit HTML shkruajmë faqe për lexim në web. Këtë shfaqje e bëjmë të mundshme me etiketat të cilat kuptohen nga aparati ku hapet faqja e shkruar nga ne. CSS (shkurtesë për Cascading Style Sheets) ka të njëjtin qëllim, mirëpo me këtë kod përcaktohet pamja e elementeve në faqe.

JavaScript

JavaScript shton ndëraktivitetin në website. JavaScript punon së bashku me HTML dhe CSS për krijimin e websiteve ndëraktive dhe tërheqëse. Para se të filloni të mësoni JavaScript rekomandohet të keni njohuri bazë në HTML dhe CSS.

Bootstrap

Bootstrap është një front-end framework falas për zhvillim më të shpejtë dhe më të lehtë të web-it Bootstrap përfshinë modele të dizajnit të bazuara në HTML dhe CSS për typography, forms, buttons, tables, navigation, modals, image carousels dhe shumë të tjera, si dhe shtojca opsionale JavaScript. Bootstrap ju jep gjithashtu mundësinë për të krijuar lehtësisht dizajne responsive.

MySQL

MySQL është server për databaza relacionale, i cili në radhë të parë përdoret për Web databaza, në të cilat mbështeten aplikacionet dinamike.

PHP

Është gjuhë programore, e dedikuar në veçanti për zhvillimin e Web aplikacioneve, sistemeve të menaxhimit të përmbajtjes dhe faqeve të tjera të internetit, që duhet të ruajnë të dhëna të mëdha në anën e serverit.

Çfarë përfitoni nga trajnimi për PËR FULL STACK DEVELOPMENT?

Sistemi ynë i mësimit ofron dy nivele të përgatitjes: 1. Niveli bazik-mesatar, ku pjesëmarrësit marrin njohuri solide, të cilat i bëjnë gati për treg të punës. Kohëzgjatja: 1 muaj. 2. Niveli mesatar- i avancuar, ku pjesëmarrësit marrin njohuri të forta, të cilat u japin përparësi në tregun e punës. Kohëzgjatja: 1 muaj. Nga të dy nivelet do të dilni aplikues të pavarur të njohurive që do t’i merrni.

+800

Studentë të trajnuar

90%

Shkalla e punësimit

3

Shtete

Trajnimet

Apliko tani