Bleron Xhemaili është një nga studentët që ka ndjekur me sukses trajnimin për Full Stack Development në ROI Academy. Për të, ky trajnim ka qenë një nga përvojat më të vlefshme në rrugën drejt formimit profesional. Gjatë këtij trajnimi, ai përvetësoi njohuritë bazë në zhvillimin e aplikacioneve web, duke filluar nga teknologjitë për front-end si HTML, CSS dhe JavaScript, deri tek komponentët e back-end-it me PHP dhe menaxhimin e bazave të të dhënave.
Në vlerësimin e tij, Bleroni thekson rolin e rëndësishëm të trajnerit në këtë proces mësimor. Ai shprehet se qasja e dedikuar dhe profesionale e ligjëruesit ka qenë thelbësore për të kuptuar konceptet më të ndërlikuara dhe për t’i aplikuar ato në projekte konkrete.
“Trajneri ishte gjithmonë i përkushtuar, duke më ndihmuar të kuptoja konceptet komplekse dhe t’i zbatoja njohuritë në projekte reale,” – thekson ai.
Sot, Bleroni është i pajisur me njohuritë dhe sigurinë profesionale për të nisur karrierën e tij në fushën e teknologjisë si zhvillues Full Stack, duke qenë një shembull i qartë i vlerës së trajnimeve praktike në ROI Academy.
Nëse synon një karrierë në teknologji, trajnimet e ROI Academy janë vendi i duhur për të filluar.