SIGURI KIBERNETIKE
6 muaj trajnim & 6 muaj praktikë

Siguria kibernetike është një nga profesionet më të rëndësishme dhe të kërkuara në epokën digjitale.

3

Shtete me
prezencë fizike

6

Vite nga
themelimi

95%

Studentë
të punësuar

+6000

Studentë të 
trajnuar

+6000

Studentë të 
trajnuar

95%

Studentë
të punësuar

42

Trajnerë të
punësuar

6

Vite nga
themelimi

3

Shtete me
prezencë fizike

Çfarë do të mësoni gjatë trajnimit?

Programi përfshin module të avancuara që mbulojnë të gjitha aspektet kryesore
të sigurisë kibernetike:

Njohuri bazë për kërcënimet dhe mbrojtjen e sistemeve.

Testimi dhe auditimi i sistemeve për qëndrueshmëri dhe identifikimin e dobësive.

Mbrojtja e platformave Windows dhe Linux.

Regulloret dhe standardet e sigurisë kibernetike në nivel ndërkombëtar.

Identifikimi dhe parandalimi i sulmeve kibernetike në rrjete.

Metodat për mbrojtjen e faqeve dhe aplikacioneve online.

Strategjitë për mbrojtje dhe rikuperim nga sulmet.

Mbrojtja e sistemeve të bazuara në cloud dhe pajisjeve të lidhura në internet.

Pse të zgjedhni programin 6-mujor për Siguri Kibernetike?

Me rritjen e vazhdueshme të kërcënimeve kibernetike, kompanitë dhe institucionet po kërkojnë ekspertë të specializuar për të mbrojtur të dhënat dhe sistemet e tyre nga sulmet kibernetike dhe kërcënimet potenciale.

Ky trajnim është ideal për ata që dëshirojnë të ndërtojnë një karrierë të re nga fillimi ose të përmirësojnë aftësitë e tyre ekzistuese në këtë fushë.

Me përfundimin e këtij programi, ju do të jeni në gjendje të identifikoni dhe të parandaloni sulmet kibernetike, të menaxhoni sigurinë e sistemeve dhe të ndihmoni organizatat në mbrojtjen e të dhënave të ndjeshme.

Ky profesion ofron mundësi të shumta punësimi dhe mund të ushtrohet si në tregun vendor ashtu edhe në atë ndërkombëtar, duke përfshirë mundësinë për të punuar nga shtëpia si freelancer ose si pjesë e ekipeve të sigurisë në kompani të mëdha teknologjike.

Struktura e Programit dhe Formati i Mësimit

Ky program zhvillohet për një periudhë prej 6 muajsh, me një qasje të balancuar ndërmjet teorisë dhe praktikës intensive:

  • Ligjëratat zhvillohen dy herë në javë nga ora 18:00-20:15, të cilat mund të ndiqen online, fizikisht ose në sistemin e kombinuar.

  • Regjistrimi i ligjëratave, për të siguruar që studentët mund të rishikojnë materialet në çdo kohë.
  • Praktikë 6-mujore, e zhvilluar paralelisht me ligjëratat, duke përfshirë projekte javore dhe mentorim të vazhdueshëm.

  • Mësimi praktik në kompani, i cili realizohet në Sharp Group, duke i ekspozuar studentët ndaj sfidave reale të sigurisë kibernetike dhe metodave të mbrojtjes së të dhënave.

Certifikimi

Pas përfundimit me sukses të programit, pjesëmarrësit pajisen me 6 certifikata, një për secilin modul të përfunduar. Këto certifikata janë të njohura në tregun e punës dhe shërbejnë si provë konkrete e aftësive të fituara gjatë trajnimit. Ato janë të vlefshme në tregun vendor dhe ndihmojnë në ndërtimin e një profili të besueshëm profesional.

Praktika e garantuar

Programi përfshin një praktikë të vazhdueshme gjatë gjithë periudhës së trajnimit, e zhvilluar në bashkëpunim me kompanite partnere. Pjesëmarrësit angazhohen në projekte reale dhe përfitojnë përvojë konkrete në zgjidhjen e sfidave të botës së punës. Në përfundim, secili student merr një referencë pune që vërteton angazhimin dhe aftësitë e fituara gjatë praktikës, duke e lehtësuar ndjeshëm integrimin në tregun e punës. Praktika është thelbësore për ndërtimin e një portofoli të fortë dhe përgatit pjesëmarrësit për role si Cyber Security Analyst, Ethical Hacker, Security Engineer, Network Security Specialist dhe të tjera pozita të ngjashme në fushën e sigurisë kibernetike.

Vlerësimet e studentëve

ROI Academy është institucion lider në ofrimin e trajnimeve profesionale në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut. Ne ofrojmë programe të avancuara  duke përfshirë Programe 2-mujore dhe Programe 6-mujore, me trajnim dhe praktikë.

ROI Academy është institucion lider në ofrimin e trajnimeve profesionale në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut.
Ne ofrojmë programe të avancuara  duke përfshirë Programe 2-mujore dhe Programe 6-mujore, me trajnim dhe praktikë.

Ekipi ynë

Përmes një metode unike të mësimdhënies dhe një ekipi trajnerësh me përvojë të gjerë në industrinë përkatëse,
ROI Academy synon të jetë zgjedhja e parë për ata që dëshirojnë të investojnë në edukimin dhe zhvillimin e tyre profesional.

Suksesi i pjesëmarrësve

Deri më tani, ky trajnim ka pasur rreth 150 pjesëmarrës, nga të cilët mbi 90% janë të punësuar ose të vetëpunësuar në industri të ndryshme të sigurisë dhe teknologjisë informative. Ky program ka ndihmuar shumë profesionistë të ndërtojnë një karrierë të sigurt dhe të qëndrueshme në këtë fushë në rritje.

Disa nga pjesëmarrësit tanë kanë gjetur punësim në kompani të njohura, ndërsa të tjerë kanë zgjedhur të punojnë si ekspertë të pavarur, duke ofruar shërbime të avancuara të testimit dhe auditimit të sigurisë për klientë të ndryshëm.

Apliko dhe përfito nga oferta aktuale

Për të aplikuar, ju lutem plotësoni fushat më poshtë:

Programet tjera

Gjatë këtij programi të specializuar 6-mujor, do të mësoni teknologjitë më të kërkuara në zhvillimin e aplikacioneve web dhe softuerike.

1-12 Këste

Ky trajnim është i përsosur për ata që dëshirojnë të ndërtojnë një karrierë të ose të avancojnë në profesionin e tyre aktual.

1-12 Këste

Programi përfshin module të avancuara që mbulojnë të gjitha aspektet kryesore të sigurisë kibernetike.

1-12 Këste

Gjatë këtij programi të specializuar 6-mujor, do të mësoni dizajn grafik, video editim & animacion.

1-12 Këste