You are currently viewing Nga teoria në praktikë, Vigjilenta Sertolli flet për përvojën e saj në Full Stack Development

Nga teoria në praktikë, Vigjilenta Sertolli flet për përvojën e saj në Full Stack Development


Për Vigjilenta Sertollin, ndjekja e programit Full Stack Development në ROI Academy nuk ishte thjesht një trajnim, ishte një pikë kthese. Ajo kishte një pasion për teknologjinë, por ishte pikërisht kjo eksperiencë që ia shndërroi pasionin në aftësi konkrete.

Pata mundësinë të zgjeroj dhe thelloj njohuritë e mia në zhvillimin e aplikacioneve dhe faqeve të internetit përmes një qasjeje tejet praktike,” tregon ajo.

Angazhimi aktiv në ndërtimin e projekteve reale më ndihmoi të kuptoj qartë lidhjen mes front-end-it dhe back-end-it, si dhe bashkëveprimin mes tyre në krijimin e sistemeve funksionale dhe të plota.”, shprehet Sertolli.

Metoda interaktive dhe praktike që përdor ROI Academy i dha asaj mjetet për të mësuar jo vetëm konceptet bazë, por edhe për t’i aplikuar ato në situata reale. Çdo modul ishte i ndërtuar në mënyrë që studentët të ndërtojnë diçka konkrete, duke kaluar nga mësimi teorik në zgjidhje funksionale.

Sot, Vigjilenta e sheh veten më të përgatitur, më të sigurt dhe gati për të hyrë në botën e zhvillimit të softuerit. Për të, ROI Academy nuk ishte vetëm një vend mësimi, por një trampolinë drejt një të ardhmeje profesionale.

Nëse synon një karrierë në teknologji, trajnimet e ROI Academy janë vendi i duhur për të filluar.