Trajnim për Digital Marketing
DIGITAL MARKETING
6 muaj trajnim & 6 muaj praktikë
Marketingu Digjital është një nga profesionet më të kërkuara në tregun vendor dhe ndërkombëtar të punës.
3
Shtete me
prezencë fizike
6
Vite nga
themelimi
95%
Studentë
të punësuar
+6000
Studentë të
trajnuar
+6000
Studentë të
trajnuar
95%
Studentë
të punësuar
42
Trajnerë të
punësuar
6
Vite nga
themelimi
3
Shtete me
prezencë fizike
Çfarë do të mësoni gjatë trajnimit?
Gjatë këtij programi të specializuar 6-mujor, do të mësoni:
- Krijimi i përmbajtjes vizuale me mjete si Canva dhe CapCut
- Shkrimi i teksteve promovuese (copywriting & content writing) të përshtatura për kanale të ndryshme
- Aftësimi në përdorimin e platformave si Meta Business Suite për menaxhimin dhe reklamimin e përmbajtjes
- Krijimi i përmbajtjes vizuale me mjete si Canva dhe CapCut.
- Shkrimi i teksteve promovuese (copywriting & content writing) të përshtatura për kanale të ndryshme.
- Parimet bazë të SEO dhe optimizimi i faqeve për renditje më të mirë në motorët e kërkimit
- Zgjedhja e fjalëve kyçe, krijimi i përmbajtjes SEO-friendly dhe përdorimi i mjeteve si Google Search Console
- Ndërtimi i fushatave të email marketingut me platforma si Mailchimp dhe Brevo
- Automatizimi i komunikimit dhe segmentimi i listave të kontakteve
- Konceptimi dhe realizimi i fushatave reklamuese me Google Ads (Search & Display)
- Analiza e performancës së fushatave dhe optimizimi i rezultateve
- Përpilimi i strategjisë të marketingut digjital
- Planifkimi
- Integrimi i kanaleve të marketingut digjital në një strategji të unifikuar
Pse të zgjedhni programin 6-mujor për Marketing Digjital?
Ky trajnim është i përsosur për ata që dëshirojnë të ndërtojnë një karrierë të re nga baza ose të avancojnë në profesionin e tyre aktual.
Me përhapjen e teknologjisë dhe përdorimin e rrjeteve sociale, aftësitë në marketing digjital janë bërë të domosdoshme për çdo profesionist ose biznes që dëshiron të ketë një prani të fuqishme në treg.
Duke qenë një fushë dinamike dhe inovative, Marketingu Digjital ofron mundësi të shumta punësimi dhe vetëpunësimi, madje edhe nga shtëpia.
Nëpërmjet këtij programi, pjesëmarrësit do të mësojnë teknikat më të fundit për ndërtimin e strategjive efektive të marketingut, optimizimin e faqeve në Google, menaxhimin e reklamave dhe krijimin e përmbajtjes cilësore për të angazhuar audiencën.
Struktura e Programit dhe Formati i Mësimit
Ky trajnim intensiv zhvillohet për një periudhë prej 6 muajsh dhe përfshin:
- Ligjëratat zhvillohen 2 herë në javë nga ora 18:00-20:15, në formatin online, fizikisht ose sistem të kombinuar.
- Regjistrimi i ligjëratave, për të siguruar që studentët kanë qasje të vazhdueshme në materialet mësimore.
- Praktikë 6-mujore, e cila zhvillohet paralelisht me kursin dhe mund të ndiqet online ose fizikisht.
- Mësimi praktik në kompani, i cili realizohet në ambientet e Sharp Group, ku pjesëmarrësit do të angazhohen në projekte reale të zhvillimit të softuerit.
Certifikimi
Pas përfundimit me sukses të programit 6-mujor për Marketing Digjital, çdo pjesëmarrës pajiset me 6 certifikata, një për secilin modul të përfunduar. Certifikatat janë të njohura në tregun vendor dhe shërbejnë si dëshmi e aftësive të fituara gjatë trajnimit. Ato janë të vlefshme për punësim, aplikim në projekte, bashkëpunime me kompani apo nisjen e një karriere si freelancer.
Praktika e garantuar
Paralelisht me ligjëratat, pjesëmarrësit angazhohen në një praktikë 6-mujore, ku punojnë në projekte reale nën mentorimin e profesionistëve të kompanive partnere. Praktika ofrohet në formatin fizik dhe online dhe është e strukturuar për të ndihmuar studentët të aplikojnë njohuritë e fituara në situata konkrete të tregut të punës. Në përfundim, pjesëmarrësit përfitojnë edhe një referencë pune, e cila pasqyron përvojën praktike dhe u jep një avantazh të konsiderueshëm në procesin e punësimit.
Vlerësimet e studentëve







ROI Academy është institucion lider në ofrimin e trajnimeve profesionale në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut.
Ne ofrojmë programe të avancuara duke përfshirë Programe 2-mujore dhe Programe 6-mujore, me trajnim dhe praktikë.







Ekipi ynë
Përmes një metode unike të mësimdhënies dhe një ekipi trajnerësh me përvojë të gjerë në industrinë përkatëse,
ROI Academy synon të jetë zgjedhja e parë për ata që dëshirojnë të investojnë në edukimin dhe zhvillimin e tyre profesional.
















Suksesi i pjesëmarrësve
Deri më tani, në këtë trajnim kanë marrë pjesë rreth 300 kursantë, prej të cilëve mbi 90% janë punësuar ose janë të vetëpunësuar në pozicione të ndryshme si menaxherë të rrjeteve sociale, specialistë të SEO, ekspertë të reklamave digjitale dhe copywriters.
Me një kurrikul të përditësuar dhe mentorim nga ekspertë të industrisë, pjesëmarrësit tanë kanë arritur të zhvillojnë aftësitë e tyre dhe të krijojnë mundësi të reja në tregun e punës.
Ky trajnim është një investim i rëndësishëm për të ardhmen tuaj profesionale. Nëse dëshironi të zhvilloni një karrierë të suksesshme në marketingun digjital, të fitoni përvojë praktike dhe të merrni certifikata të njohura, regjistrohuni tani dhe bëhuni pjesë e gjeneratës së ardhshme të ekspertëve të marketingut digjital.
Apliko dhe përfito nga oferta aktuale
Programet tjera
- 4.9 (1.2k)
Gjatë këtij programi të specializuar 6-mujor, do të mësoni teknologjitë më të kërkuara në zhvillimin e aplikacioneve web dhe softuerike.
1-12 Këste
- 4.6 (1.1k)
Ky trajnim është i përsosur për ata që dëshirojnë të ndërtojnë një karrierë të ose të avancojnë në profesionin e tyre aktual.
1-12 Këste
- 4.7 (900)
Programi përfshin module të avancuara që mbulojnë të gjitha aspektet kryesore të sigurisë kibernetike.
1-12 Këste
- 4.8 (1.2k)
Gjatë këtij programi të specializuar 6-mujor, do të mësoni dizajn grafik, video editim & animacion.
1-12 Këste













