Rreth ROI Academy
Rreth ROI Academy
3
Shtete me
prezencë fizike
6
Vite nga
themelimi
95%
Studentë
të punësuar
+6000
Studentë të
trajnuar
+6000
Studentë të
trajnuar
95%
Studentë
të punësuar
42
Trajnerë të
punësuar
6
Vite nga
themelimi
3
Shtete me
prezencë fizike
Rreth nesh
ROI Academy është institucion lider në ofrimin e trajnimeve profesionale në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut. Ne ofrojmë programe të avancuara dhe të strukturuara, duke përfshirë Programe 2-mujore dhe Programe 6-mujore, me trajnim dhe praktikë , të cilat ndihmojnë pjesëmarrësit të zhvillojnë aftësi të aplikueshme në tregun vendor dhe ndërkombëtar të punës. Me një përqasje moderne dhe të përshtatur sipas kërkesave të industrisë, programet tona kombinojnë mësimin teorik me përvojën praktike, duke garantuar përgatitje të plotë dhe të sigurt për të ardhmen profesionale të secilit pjesëmarrës.
Përmes një metode unike të mësimdhënies dhe një ekipi trajnerësh me përvojë të gjerë në industrinë përkatëse, ROI Academy synon të jetë zgjedhja e parë për ata që dëshirojnë të investojnë në edukimin dhe zhvillimin e tyre profesional. Ne punojmë vazhdimisht për të sjellë teknikat më inovative dhe për të ofruar një përvojë mësimore interaktive, duke u siguruar që studentët tanë të jenë gjithmonë të përgatitur për sfidat dhe mundësitë që ofron tregu i punës.
Formati i Mësimit – Online, Fizikisht dhe Sistem Hibrid
Ne ofrojmë fleksibilitet të plotë për ndjekjen e trajnimeve: në klasa fizike në lokacionet tona në Prishtinë, Tiranë dhe Shkup, në format online për të gjithë ata që preferojnë të mësojnë nga distanca, si dhe në sistemin hibrid (të kombinuar) për ata që dëshirojnë të përfitojnë nga të dyja format e mësimit.
Të gjitha materialet dhe burimet e nevojshme për ndjekjen e trajnimeve janë të aksesueshme në çdo kohë për të gjithë studentët tanë.
Pjesëmarrësit në programet tona kanë mundësinë të zgjedhin programe 2-mujore, të fokusuara në aftësi specifike të tregut të punës ose të ndjekin programet tona 6-mujore, të cilat ofrojnë një përgatitje më të thelluar, përfshirë një praktikë intensive.
Pavarësisht formës së ndjekjes së kursit, të gjithë studentët tanë marrin të njëjtën cilësi të lartë mësimore dhe të njëjtat mundësi për të përfituar njohuri të dobishme për karrierën e tyre.




Rezultatet dhe Suksesi i Pjesëmarrësve
Që nga viti 2019, mbi 6,000 studentë kanë përfunduar me sukses trajnimet tona dhe një pjesë e madhe e tyre janë të punësuar në kompani prestigjioze ose kanë nisur rrugën e tyre të pavarur profesionale.
Kjo dëshmon jo vetëm cilësinë e programeve tona, por edhe ndikimin e tyre real në zhvillimin e karrierës së pjesëmarrësve tanë.
Falë metodave moderne të mësimdhënies dhe përvojës së pasur të trajnerëve tanë, studentët pajisen me aftësitë më të kërkuara në tregun e punës. Ata janë të përgatitur të punojnë në kompani të ndryshme, të krijojnë projekte të suksesshme ose të fillojnë bizneset e tyre personale.
Me një staf të përkushtuar prej 22 trajnerësh me përvojë të gjatë në fushat përkatëse, ROI Academy ofron një mjedis të përshtatshëm për rritje dhe zhvillim profesional.
Përveç kësaj, ne kemi krijuar bashkëpunime të shumta me kompani dhe institucione, duke mundësuar angazhimin e studentëve tanë në projekte reale gjatë dhe pas përfundimit të trajnimit. Ky rrjet partneritetesh e bën më të lehtë tranzicionin e studentëve në një karrierë aktive dhe të suksesshme.
Kjo është arsyeja pse një numër i madh i studentëve tanë sigurojnë punësim brenda pak muajsh nga përfundimi i programit të tyre.
Vlerësimet e studentëve







ROI Academy është institucion lider në ofrimin e trajnimeve profesionale në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut.
Ne ofrojmë programe të avancuara duke përfshirë Programe 2-mujore dhe Programe 6-mujore, me trajnim dhe praktikë.







Ekipi ynë
Përmes një metode unike të mësimdhënies dhe një ekipi trajnerësh me përvojë të gjerë në industrinë përkatëse,
ROI Academy synon të jetë zgjedhja e parë për ata që dëshirojnë të investojnë në edukimin dhe zhvillimin e tyre profesional.





























