You are currently viewing Një hap më afër suksesit në Programim – përvoja e Florent Imerit në ROI Academy

Një hap më afër suksesit në Programim – përvoja e Florent Imerit në ROI Academy

Florent Imeri është një nga studentët që është duke ndjekur me përkushtim programin 6-mujor për Programim në ROI Academy.

Ai vlerëson thellësisht qartësinë dhe profesionalizmin e trajnerit, si dhe mënyrën e shpjegimit me ilustrime praktike që ndihmojnë në kuptimin më të lehtë të koncepteve të programimit.

Edhe pse kishte përvojë të mëparshme, trajnimi në ROI Academy ka ndikuar pozitivisht në zgjerimin e njohurive të tij, duke i ofruar një bazë më të fortë dhe më të qartë për të avancuar në botën e teknologjisë.

Përvoja e Florentit është një shembull i qasjes sonë praktike dhe të personalizuar në mësimdhënie – ku çdo student trajtohet si individ me potencial të veçantë dhe mbështetet për të ndërtuar rrugëtimin e tij profesional.