Për Lumin, pasioni për videot u shndërrua në aftësi konkrete përmes trajnimit në Video Editing në ROI Academy. Ai e përshkruan këtë përvojë si tejet praktike, me fokus në ndërtimin e bazave të forta në editim dhe përvetësimin e teknikave më të rëndësishme të kësaj fushe.
“Trajnimi ishte shumë praktik dhe i dobishëm. Mësova teknikat bazë të editimit dhe ndihma nga trajnerët ishte e vazhdueshme,” shprehet Lum Gashi.
Përgjatë trajnimit, ai punoi me mjete profesionale dhe ndërtoi projekte konkrete, duke mësuar si të strukturojë një video, të përdorë efektet dhe si të shprehë një narrativë vizuale të qartë.
Aftësitë e fituara nuk mbetën në teori, çdo modul u shoqërua me ushtrime praktike dhe komente nga trajnerët.
Kjo eksperiencë në ROI Academy i hapi rrugën për të shprehur kreativitetin në mënyrë profesionale dhe për të ndërtuar themelet për një karrierë në industrinë e medias digjitale.
Ai e rekomandon ROI Academy për të gjithë ata që kërkojnë një qasje serioze, praktike dhe me mbështetje të vazhdueshme në fushën e Video Editing.