You are currently viewing Ka filluar grupi i korrikut për Video Editing në ROI Academy

Ka filluar grupi i korrikut për Video Editing në ROI Academy

Studentët e grupit të korrikut tashmë kanë nisur rrugëtimin e tyre 2-mujor, duke u përgatitur për të ndërtuar aftësi konkrete në një nga profesionet më të kërkuara në tregun e sotëm.

Trajnimi për Video Editing është i ndërtuar mbi parime praktike dhe përfshin përdorimin intensiv të programeve si Adobe Premiere Pro dhe After Effects.
Studentët mësojnë teknikat bazë dhe të avancuara të montazhit video, ndërtojnë storytelling vizual, eksplorojnë tranzicionet, efektet, ritmin e editimit dhe përgatiten për të krijuar përmbajtje që tërheq vëmendjen, nga videot për rrjetet sociale deri tek projektet më profesionale.
Ligjërimi bëhet nga ekspertë me përvojë në industrinë kreative, të cilët e zhvillojnë trajnimin përmes metodologjisë “mëso duke praktikuar”, duke inkurajuar çdo student të krijojë projekte individuale gjatë gjithë trajnimit. Përveç trajnimit, studentët kanë edhe 1 muaj praktikë, ku zbatojnë njohuritë në projekte konkrete.
Në fund, çdo pjesëmarrës pajiset me certifikatë dhe referencë pune, por mbi të gjitha, një portfolio reale që reflekton aftësitë e fituara.

Kjo është një mundësi ideale për të rinjtë që duan të fillojnë karrierën në industrinë e përmbajtjes digjitale, të punojnë si freelancer, apo të ndërtojnë një karrierë në fushat e marketingut, mediave apo produksionit kreativ.
Trajnimi zhvillohet për dy muaj dhe ofrohet fizikisht, online dhe në sistem hibrid për të gjithë ata që duan të ndjekin mësimin nga kudo.

Regjistrimet për grupet e ardhshme vazhdojnë të jenë të hapura.
Aplikoni tani dhe bëhuni pjesë e ROI Academy!