You are currently viewing Certifikohen studentët që kanë përfunduar programin 6-mujor të Marketingut Digjital

Certifikohen studentët që kanë përfunduar programin 6-mujor të Marketingut Digjital

Studentët që kanë përfunduar me sukses programin 6-mujor të Marketingut Digjital në ROI Academy janë certifikuar, duke përmbyllur një periudhë intensive që kombinoi teorinë, praktikën dhe zhvillimin profesional të vazhdueshëm.

Ky program, i cili filloi në muajin janar, ofroi një strukturë të plotë dhe të përqendruar në ndërtimin e aftësive konkrete për fushën e marketingut digjital.

Studentët patën mundësinë të përvetësojnë njohuri të avancuara në:
Strategjitë më të fundit të marketingut digjital
Menaxhimin profesional të rrjeteve sociale
Reklamat në Facebook, Instagram dhe Google Ads
SEO, Email Marketing dhe krijimi i përmbajtjes efektive
Analiza e të dhënave dhe raportimi i fushatave

Përveç teorisë një komponent thelbësor i këtij programi ishte edhe praktika intensive, gjatë së cilës studentët u angazhuan në projekte reale dhe u përballën me sfida konkrete të tregut. Kjo qasje u mundësoi të aplikojnë menjëherë njohuritë e fituara dhe të ndërtojnë një portfolio profesionale të vlefshme për tregun e punës.

Edhe pse një pjesë e studentëve ndoqën programin online, pjesëmarrja e tyre aktive dhe angazhimi i vazhdueshëm kontribuan fuqishëm në suksesin e këtij grupi.

Certifikimi i këtij grupi është një tjetër dëshmi e suksesit dhe standardeve të larta që ndjekim në çdo program që ofrojmë.