Studentët që kanë përfunduar me sukses trajnimin për Dizajn Grafik në ROI Academy janë certifikuar, duke përmbyllur një periudhë intensive trajnimi që kombinoi teorinë, praktikën dhe zhvillimin profesional të vazhdueshëm.
Ky trajnim ofroi një qasje të strukturuar dhe praktike, të ndërtuar për të zhvilluar aftësi konkrete në një nga profesionet më kreative dhe të kërkuara të tregut modern.
Trajnimi është ndjekur si fizikisht, ashtu edhe online, duke u përshtatur me nevojat dhe fleksibilitetin e çdo studenti.
Gjatë trajnimit, studentët u njohën me parimet bazë të dizajnit grafik dhe zhvilluan aftësi profesionale përmes:
-Krijimit të identitetit vizual për brende dhe projekte të ndryshme;
-Punës me softuerët profesional si Adobe Photoshop dhe Ilustrator
-Zhvillimit të portfolios personale me punë praktike dhe dizajne kreative;
-Aplikimit të standardeve moderne të dizajnit në materiale digjitale dhe printuara.
Certifikimi i tyre përfaqëson jo vetëm përfundimin e një etape të rëndësishme të formimit profesional, por edhe fillimin e një rrugëtimi të ri drejt një karriere të suksesshme në fushën e dizajnit.