You are currently viewing A ja vlen një program 6-mujor për karrierën tënde? Ja çfarë duhet të dish para se të vendosësh!

A ja vlen një program 6-mujor për karrierën tënde? Ja çfarë duhet të dish para se të vendosësh!

Në një kohë kur tregu i punës po ndryshon më shpejt se kurrë, gjithnjë e më shumë studentë po kërkojnë alternativa tjera perveç rrugëve tradicionale si universiteti.

Programet 6-mujore janë kthyer në një zgjidhje praktike për ata që duan të ndërtojnë një profesion të sigurt, në një kohë të shkurtër dhe me fokus te puna reale.

Përse janë të suksesshme këto programe?
Mëson aftësi që kërkohen direkt nga tregu
Përdor mjete dhe platforma që kompanitë i përdorin çdo ditë
Përfshin praktikë reale dhe referencë pune pas përfundimit

Në ROI Academy, çdo program 6-mujor është krijuar për të të bërë gati për treg – qoftë në fushën e Programimit, Marketingut Digjital, Dizajnit dhe Videos, apo Sigurisë Kibernetike.

Nëse dëshiron një karrierë me rritje të shpejtë dhe të suksesshme, këto trajnime janë përgjigja që kërkoje.