Dorina Hoxha është një ndër studentet që aktualisht ndjek me përkushtim trajnimin për Python në ROI Academy. Ajo vlerëson qasjen e thjeshtë dhe të kuptueshme të metodës së mësimdhënies, si dhe mbështetjen e vazhdueshme nga ligjëruesi gjatë gjithë procesit mësimor.
Sipas Dorinës, struktura e trajnimit dhe mënyra e shpjegimit të koncepteve themelore në programim e kanë ndihmuar të kuptojë më lehtë bazat e gjuhës Python, duke e bërë të ndjehet e sigurt në rrugëtimin e saj të parë drejt teknologjisë.
Përvoja e Dorinës reflekton qasjen praktike të ROI Academy, që vendos në qendër të mësimdhënies studentin dhe mbështetjen individuale në çdo hap të procesit të të mësuarit.
