Studentët që kanë përfunduar me sukses programin 6-mujor të Programimit në ROI Academy janë certifikuar, duke përmbyllur një periudhë intensive që kombinoi teorinë, praktikën dhe zhvillimin profesional të vazhdueshëm.
Ky program, i cili filloi në muajin janar, ofroi një strukturë të plotë dhe të përqendruar në ndërtimin e aftësive konkrete për fushën e Programimit.
Gjatë këtij programi të strukturuar dhe praktik 6-mujor, studentët u trajnuan në teknologjitë më të kërkuara në zhvillimin web dhe softuerik. Ata përvetësuan:
-Bazat e programimit dhe zhvillimit të faqeve web me HTML, CSS dhe JavaScript
-Ndërtimin e aplikacioneve moderne me React & Advanced React
-Zhvillimin back-end dhe menaxhimin e të dhënave me Node.js dhe MongoDB
-Përdorimin e Git & GitHub për kontrollin e versioneve dhe punën në projekte reale
Certifikimi shënon jo vetëm përfundimin e një faze mësimore, por edhe fillimin e një etape të re në rrugëtimin profesional të secilit student – tashmë të pajisur me njohuri, eksperiencë praktike dhe vetëbesim për të hyrë në tregun e punës.