You are currently viewing Hapet zyrtarisht Akademia e Inteligjencës Artificiale në ROI Academy

Hapet zyrtarisht Akademia e Inteligjencës Artificiale në ROI Academy

ROI Academy shpall zyrtarisht hapjen e Akademisë së Inteligjencës Artificiale, e krijuar për të përgatitur profesionistë të rinj në njërën nga fushat më të kërkuara të dekadës.

Kjo akademi inovative është krijuar për të gjithë ata që duan të ndërtojnë një karrierë të qëndrueshme në teknologji, pavarësisht nëse janë fillestarë apo profesionistë që synojnë të specializohen më tej. Në qendër të këtij trajnimi qëndron përgatitja praktike dhe standardet ndërkombëtare të mësimdhënies.

Programet e ofruara në kuadër të Akademisë së AI-së përfshijnë:

  • Inteligjencë Artificiale për Biznes, Marketing & Content
  • Inteligjencë Artificiale për Programim
  • Inteligjencë Artificiale për Data Science
  • Inteligjencë Artificiale për Siguri Kibernetike

Për të garantuar cilësi të lartë akademike dhe praktike, ne kemi përzgjedhur për të gjithë studentët e kësaj akademie eksperten e kësaj fushe me doktoratë nga Universiteti i Oksford-it, Leonora Shaqiri. Me një përvojë të pasur në qendrat globale të inovacionit, ajo do të rikthehet në Kosovë për të kontribuar drejtpërdrejt në zhvillimin e gjeneratës së ardhshme të profesionistëve digjitalë.

Regjistrimet për Akademinë e Inteligjencës Artificiale janë tashmë të hapura. Mos e humb këtë mundësi për të qenë pjesë e gjeneratës që do të udhëheqë transformimin digjital!