ROI Kids
ROI Kids
Akademia e Teknologjisë për Fëmijë
Në një botë ku teknologjia ndryshon me ritme të shpejta, është thelbësore që fëmijët të mësojnë jo vetëm ta përdorin, por edhe ta krijojnë atë.
3
Shtete me
prezencë fizike
6
Vite nga
themelimi
95%
Studentë
të punësuar
+6000
Studentë të
trajnuar
+6000
Studentë të
trajnuar
95%
Studentë
të punësuar
42
Trajnerë të
punësuar
6
Vite nga
themelimi
3
Shtete me
prezencë fizike
Çfarë ofron ROI Kids?
Në ROI Kids, ne besojmë se edukimi teknologjik për fëmijët nuk është vetëm një përgatitje për të ardhmen, është një domosdoshmëri për të tashmen.
Me një qasje të strukturuar dhe dinamike, ne ofrojmë programe që kombinojnë mësimin praktik me argëtimin, duke u përshtatur me interesat, ritmin dhe moshën e çdo fëmije. Qëllimi ynë është të krijojmë një eksperiencë mësimore të veçantë dhe të paharrueshme, ku fëmijët zhvillojnë aftësi konkrete për botën reale, ndërkohë që argëtohen, bashkëpunojnë dhe krijojnë.
Programet tona janë dizajnuar për të rritur kureshtjen, vetëbesimin dhe krijimtarinë, duke shndërruar fëmijët nga përdorues pasivë të teknologjisë në krijues aktivë të saj.
- Hyrje në Programim & Bazat e HTML
- HTML më i thelluar & Faqja e Parë e Internetit
- Hyrje në CSS
- Layout & Faqja e Dytë e Internetit
- Dizajn Responsiv & CSS i Avancuar
- Krijimi i Portfolios me projektet e realizuara përgjatë programit
- Certifikatë për përfundimin e Programit 6-Mujor të Programimit
- Certifikatë për HTML
- Certifikatë për CSS – Basic & Advanced
Këto certifikata janë një dëshmi e rëndësishme e aftësive të fituara dhe mund të përdoren në aplikime për të ardhmen edukative dhe profesionale.
- Hyrje në Dizajn Grafik
- Branding dhe Logo
- Dizajn për rrjetet sociale
- Web Design
- Mobile App Design
- Projekte finale
- Certifikatë për përfundimin e Programit 6-Mujor të Dizajnit Grafik
- Certifikatë për Branding
- Certifikatë për Web Design
Këto certifikata janë një dëshmi e rëndësishme e aftësive të fituara dhe mund të përdoren në aplikime për të ardhmen edukative dhe profesionale.
Pse të zgjedhni ROI Kids?
Në një botë ku teknologjia ndryshon me ritme të shpejta, është thelbësore që fëmijët të mësojnë jo vetëm ta përdorin, por edhe ta krijojnë atë.
ROI Kids është akademi në Kosovë, e specializuar në zhvillimin e aftësive teknologjike për fëmijët e moshës 7 deri në 15 vjeç, duke ofruar një ambient praktik, inovativ dhe motivues për të mësuar, eksperimentuar dhe krijuar.
E themeluar më 1 qershor 2022, ROI Kids nisi me një program 6-mujor që përfshinte dizajn grafik, programim dhe zhvillim lojërash. Falë suksesit dhe përkushtimit, ROI Kids është zgjeruar në Tiranë dhe Shkup gjatë vitit 2023, duke u kthyer në një rrjet edukimi për fëmijët në gjithë rajonin.
Në ROI Kids, ne besojmë se edukimi teknologjik për fëmijët nuk është vetëm një përgatitje për të ardhmen, është një domosdoshmëri për të tashmen. Me një qasje të strukturuar dhe dinamike, ne ofrojmë programe që kombinojnë mësimin praktik me argëtimin, duke u përshtatur me interesat, ritmin dhe moshën e çdo fëmije.
- Deri më tani, mbi 600 fëmijë nga tre shtete dhe diaspora janë bërë pjesë e ROI Kids, falë mundësive për ndjekje fizike dhe online, duke sjellë teknologjinë më afër çdo fëmije, kudo që ndodhet.
- Në ROI Kids, fëmijët nuk janë thjesht përdorues të teknologjisë, ata shndërrohen në krijues të saj, duke ushtruar logjikën, kreativitetin dhe aftësitë e zgjidhjes së problemeve që u nevojiten për të ndërtuar të ardhmen e tyre.
Qëllimi
Qëllimi ynë është të krijojmë një eksperiencë mësimore të veçantë dhe të paharrueshme, ku fëmijët zhvillojnë aftësi konkrete për botën reale, ndërkohë që argëtohen, bashkëpunojnë dhe krijojnë.
Programet
Programet tona janë dizajnuar për të rritur kureshtjen, vetëbesimin dhe krijimtarinë, duke shndërruar fëmijët nga përdorues pasivë të teknologjisë në krijues aktivë të saj.
Vlerësimet e studentëve







ROI Academy është institucion lider në ofrimin e trajnimeve profesionale në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut.
Ne ofrojmë programe të avancuara duke përfshirë Programe 2-mujore dhe Programe 6-mujore, me trajnim dhe praktikë.







Ekipi ynë
Përmes një metode unike të mësimdhënies dhe një ekipi trajnerësh me përvojë të gjerë në industrinë përkatëse,
ROI Academy synon të jetë zgjedhja e parë për ata që dëshirojnë të investojnë në edukimin dhe zhvillimin e tyre profesional.






























Apliko dhe përfito nga oferta aktuale
Programet tjera
Future Generations është një program edukimi 3-vjeçar i ndërtuar për të rinjtë e moshës 14 deri në 19 vjeç.
1-12 Këste
- 4.8 (750)
ROI Kids është akademi e specializuar në zhvillimin e aftësive teknologjike për fëmijët e moshës 7 deri në 15 vjeç