PËRMIRËSOJENI KARRIERËN TUAJ
Trajnimi për Rrjete Sociale do t’ju japë një kuptim profesional të taktikave, strategjive dhe praktikave më të mira, të cilat aktualisht po përdoren globalisht.
Pas trajnimit ju do të mësoni se si të menaxhoni rrjetet sociale që ju nevojiten për ta bërë një biznes të funksionojë dhe të promovoni marka të ndryshme në mënyrë sa më efektive në internet.
Modulet
Hyrje ne Social Media
Ky modul shpjegon se si rrjetet sociale integrohen me kanalet tjera, si të sqarohet nevoja për rrjete sociale para bizneseve, se si të demonstrohet kthimi në investim (ROI), si dhe se si të listohen në mënyrën e duhur objektivat e rrjeteve sociale të cilat duhet t’i ndihmojmë t’i arrijë binzesi me të cilin punojmë.
Strategjia dhe Planifikimi
Ky modul ju ndihmon të përvetësoni shkathtësi se si të vendosen objektiva të qarta dhe të menç
Ura të marketingut, si të përzgjedhen platformat duke u bazuar në nevojat e audiencës dhe brendit, si të identifikohen ndryshimet ndërmjet platformave më të mëdha, dhe në fund, si të optimizohet prania e brendit në platformat më të mëdha të rrjeteve sociale.
Optimizimi
Do të mësoheni se si të zgjidhni testin e duhur për qëllime specifike, të kryeni hap pas hapi optimizimin, me qëllim të përmirësimit të nivelit të marketingut, si dhe se si të kuptoni bazën e qasjes në Google Analytics dhe disa platforma të tjera analitike.
Përmbajtja
Në këtë modul sqarohet përmbajtja në marketing, zhvillimi i një plani të mirëfilltë të content marketing-ut dhe krijimi i përmbajtjeve të optimizuara për platformat më të mëdha të rrjeteve sociale.
Sponsorizimet
Shpjegohen objektivat, llojet e reklamave, opsionet e targetimit që janë të qasshme në platformat më të mëdha sociale dhe vendosja e reklamave tuaja në rrjete sociale.
Raportimi dhe Analizimi
Ju do të mësoni mënyrat më të mira që të lidheni me audiencën në kanalet kryesore sociale, krijimi i strategjive të rrjeteve sociale dhe krijimi i reklamave duke u bazuar në praktikat më të mira
Trajnime tjera
TRAINING CENTER
RRETH NESH
KONTAKTI
BLOG
LINKS
HOME
TRAJNIMET
CYBER SECURITY
DIGITAL MARKETING
WORDPRESS