PËRMIRËSOJENI KARRIERËN TUAJ

Marketingu digjital është një nga disiplinat me rritjen më të shpejtë në botë, andaj ky trajnim dhe certifikim do të rrisë vlerën tuaj në treg dhe do t’ju përgatisë për një karrierë të suksesshme në marketing digjtal.

Bizneset janë çdoherë në kërkim të ekspertëve që do t’ju ndihmojnë që produktet e tyre të bëhen të njohura në tregun e synuar, andaj përmes këtij trajnimi do të keni mundësi të shndërroheni në potencial të ri për punësim. 

Kjo do të bëhet edhe më e mundur përmes praktikës pa pagesë dhe me mundësi punësimi, që do t’ju ofrohet pas kryerjes së trajnimit nga partnerët e ROI Academy.

Modulet

SEO është akronim që qëndron në optimizimin e motorit të kërkimit, i cili është procesi i optimizmit të faqes suaj të internetit për të marrë trafik organik, ose të papaguar, nga faqja e rezultateve të motorit të kërkimit. Me fjalë të tjera, SEO përfshin bërjen e ndryshimeve të caktuara në dizajn dhe përmbajtje të faqes së internetit, për ta bërë atë më tërheqëse për një motor kërkimi. Ju e bëni këtë me shpresën se motori i kërkimit do të shfaq faqen tuaj në internet si rezultat kryesor në faqen e rezultateve të motorit të kërkimit.

Marketingu i rrjeteve sociale është përdorimi i platformave të rrjeteve sociale për t’u lidhur me audience, për të ndërtuar markën (brendin), për të rritur shitjet dhe për të rritur trafikun në internet. Kjo përfshin publikimin e përmbajtjeve të shkëlqyera në profilet e rrjeteve sociale, lidhjen me ndjekësit, analizimin e rezultateve dhe drejtimin e reklamave në rrjete sociale.
Content Marketing
Marketingu i përmbajtjes është një qasje strategjike e marketingut e përqendruar në krijimin dhe shpërndarjen e përmbajtjeve të vlefshme, të rëndësishme dhe të qëndrueshme, me qëllimin për të tërhequr dhe për të mbajtur një audiencë të përcaktuar qartë – dhe mbi të gjitha, për të nxitur një veprim fitimprurës të klientit.

Email Marketing është strategji e përdorimit të email-ave për të promovuar produktet ose shërbimet, si dhe një mundësi për të krijuar lidhje me klientë potencialë.

PPC ose ndryshe “Pagimi për klikim” është një model i marketingut në internet në të cilin reklamuesit paguajnë një tarifë sa herë që klikohet një nga reklamat e tyre. Pra, pagesa bëhet vetëm atëherë kur klikohet reklama. Në thelb, është një mënyrë për të blerë vizita në faqen tuaj, në vend se t’i “fitoni” ato vizita në mënyrë organike.

Google Ads është formë e marketingut digjital kur reklama e klientit shfaqet atëherë kur kërkon terme që lidhen me produktin ose shërbimin përkatës, ose kur ato janë në një uebfaqe me përmbajtje që lidhen me biznesin në fjalë.

Google Analytics është mjet i fuqishëm për markat, blogerët ose bizneset e ngjashme. Përmes përdorimit të Google Analytics, identifikohet një sasi e madhe e të dhënave në lidhje me faqen tuaj të internetit, që mund të përdoren për të përmirësuar marketingun dhe strategjitë e zhvillimit të bizneseve.

Trajnohu pËr t'u bËrË ekspert

Trajnime tjera

  • 046 180 194
  • info@roiacademy.net
  • Pristina

TRAINING CENTER

RRETH NESH
KONTAKTI
BLOG

LINKS

HOME
TRAJNIMET
CYBER SECURITY
DIGITAL MARKETING
WORDPRESS

Close Menu